Duke qenë se jemi në stinën e verës, është vështirë t’i përballojmë temperaturat e larta e sidomos nëse qëndrojmë për shumë gjatë në një ambient.
Por, sado që freskohemi, duhet të dimë të aktivizojmë një temperaturë ideale; për dikë mund të jetë gjithsesi ftohtë.
Ekspertët thonë se 25 gradë Celsius është një numër magjik për muajt e verës.
Kjo temperaturë e brendshme duhet të jetë e përshtatshme për shumicën e anëtarëve të familjes suaj.
Nëse doni të kurseni para, disa burime rekomandojnë të lini temperaturën e klimës midis 26 dhe 27 gradë Celsius, gjatë natës kur të gjithë janë në gjumë.
Temperatura e trupit tonë bie ndërsa flemë, kështu që teorikisht mund të tolerojmë temperatura më të larta.