Gjykata ia cakton masën e paraburgimit prej një muaji burrit që rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji burrit që dyshohet se vrau gruan e tij në Graçanicë.

Ditë më parë është raportuar rreth kësaj ngjarje të rëndë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj. E rasti u bë edhe më tragjik, pasi viktima nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën në QKUK.

E ndjera që vdiq ishte Marija Zhivkoviq, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviq (43-vjeçar)

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar paraburgim për të dyshuarin.

Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria kishte lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *