Lori Kacka rikthen këngën “Nusja Jonë” – stil unik dhe zë magjepsës

Këngëtarja e njohur Lori Kacka ka publikuar projektin e saj të ri muzikor , një remix i këngës së publikuar 12 vite më parë të titulluar “Nusja Jonë”.

Si gjithmonë, Lori nuk ka zhgënjyer me stilin e saj unik dhe me zërin e saj magjepsës, duke krijuar menjëherë një valë të re reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale, shkruan Neutral Bizz.

Kënga, e cila përmban elemente tradicionale të përziera me ritme moderne, ka fituar menjëherë pëlqime nga fansat dhe ndjekësit e saj. Lori ka arritur të përçojë një atmosferë të veçantë përmes interpretimit të saj, duke e kthyer “Nusja Jonë” në një hit të mundshëm për këtë verë.

Tashmë, klipi i këngës po shpërndahet gjerësisht në platforma të ndryshme dhe padyshim gjendet edhe në kanalin e YouTube.

Lori vazhdon të dëshmojë se është një nga artistet më të talentuara dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare/ NeutralBizz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *