KQZ: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët mund t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do të kenë mundësi t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet.

Kjo u bë e ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social në Facebook.

Zëdhënësi Valmir Elezi, njoftoi edhe për mënyrën e votimit.

“Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, tha Elezi.

Ky ndryshim parashihet edhe në Ligjin e ri për zgjedhjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *