Një qytetare e shqetësuar por edhe e revoltuar ka ndarë një rast tronditës në grupin “Network Prishtina,” një platformë ku qytetarët ndajnë ngjarje të ditës për të mbajtur njëri-tjetrin të informuar, shkruan Gazeta Neutral.
Ajo ka publikuar disa fotografi që zbulojnë një mashtrim të frikshëm nga Albi Market. Sipas saj, çmimi i deklaruar për një qokolladë ka qenë 75 cent, por në faturë është faturuar 79 cent – një dallim 4 centsh por normalisht që është i papranueshëm dhe skandaloz!
Ky akt i papërgjegjshëm tregon një praktikë të qartë mashtrimi dhe vjedhjeje ndaj qytetarëve. Në një kohë kur ekonomia është e ndjeshme dhe çdo cent ka rëndësi për konsumatorët, ky lloj abuzimi është i pafalshëm dhe dëshmon se si disa kompani nuk hezitojnë të fitojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pasigurt.
Ngjarja ka shkaktuar një shqetësim të madh në komunitet dhe është një alarm për të gjithë qytetarët që duhet të jenë të vëmendshëm ndaj praktikave të tilla të padrejta.
Po e bëjmë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe për përgjegjësi nga ana e Albi Market për këtë ndodhi.
Përgjigja e menjëhershme dhe veprimi i duhur janë të domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve dhe për të ndalur këtë lloj mashtrimi në të ardhmen./ Gazeta Neutral.