Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Një përleshje fizike ka ndodhur të enjten në rrugën ‘’Ilir Konushveci’’ në Ferizaj.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë dy persona, ndërsa një person është larguar në drejtim të panjohur.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, lëndime trupore ka pësuar një person, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari Z.V ( M/K), i moshës 55 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari L.V është liruar për procedurë të rregullt hetimore, kurse N.R mbetet në kërkim policer”, bën të ditur njoftimi nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *