Një i vdekur e 25 të plagosur nga aksidenti i rëndë i një autobusi në Toskana

Një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të një autobusi turistik në Itali.

Sipas italianes, Ansa, autobusi fillimisht është përplasur për një parmakje, në një autostradë, jo shumë larg qytetit të Arezzo në Toskanë, transmeton klankosova.tv.

Sipas presidentit të Toskanës, Eugenio Giani, udhëtarët e autobusit janë turistë kinezë. Aty thuhet se ishin gjithsej 45 persona.

25 prej tyre janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas autoriteteve, zjarrfikësit patën vështirësi të nxirrnin disa nga pasagjerët nga autobusi që ishte fiksuar në parmakë, por në fund arritën të lironin të gjithë.

Mediat raportojnë se shkaqet e aksidentit ende mbeten të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *