Don Xhoni, këngëtari i njohur, është përballur me akuza për mashtrim pas postimit të një fotografie ku pretendonte se po voziste një Mercedes AMG me shpejtësi 309 km/h, shkruan Neutral Bizz.
Pas verifikimeve të kryera, doli në pah se fotografia në fjalë ishte në të vërtetë një screenshot i marrë nga një video në YouTube dhe nuk kishte lidhje me një ngjarje reale.
Ky zbulim ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga ndjekësit dhe ka ngritur dyshime mbi besueshmërinë e këngëtarit.