Tomë Gashi: Për ta fajësuar dhe arrestuar Kurtin si terrorist, u vra Astrit Dehari

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se vrasja e Astrit Deharit mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të dëmtuar Albin Kurtin.

Gashi ka komentuar rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, duke theksuar se vrasja e tij mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Vetëvendosjes dhe për të dëmtuar figurën e liderit të saj, Albin Kurti.

Në emisionin “Mendje Kriminale” në TV Dukagjini, Gashi shprehu bindjen se kishte një përpjekje të qëllimshme për të nxjerrë një deklaratë nga Astrit Dehari, me qëllim që të implikonte Albin Kurtin dhe udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016.

“Besoj që ka qenë një tentativë e marrjes së një deklarate [nga Astrit Dehari] që ta fajësojë Albin Kurtin, dhe hierarkinë më të lartë të asaj kohe të LVV-së,  sepse është parë që LVV si një cunami po vjen në pushtet. Sepse është parë se po rritet numri i votuesve të tyre dhe për të parandaluar këtë, e për ta shpallur LVV-në si lëvizje terroriste, për ta arrestuar Albin Kurtin si terrorist dhe zyrtarë të tjerë të LVV, për të bërë një ndërlidhje për shkak të gjuajtes me granatahedhës në Parlamentin e Kosovës. Unë besoj që kjo është arsyeja e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.

Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, së bashku me Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, u arrestuan mbi dyshimet se qëndrojnë prapa sulmit ndaj Kuvendit më 4 gusht të 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *