Futbollisti i Kombëtares së Shqipërsië, Ernest Muçi është rikthyer në stërvitje me fanellën e Besiktasit.
Muçi kishte pushim deri më 15 korrik, për shkak se ishte pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë, shkruan Indeksonline
Por, ai nuk e priti datën 15-të për t’u rikthyer. Muçi vendosi t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij në kampin në Slloveni.
Kujtojmë që te Besiktasi përveç Muçit është edhe lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.