Selimi: Të akuzuarit në Hagë janë harruar nga pushteti

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, tha se të akuzuarit të Hagë janë harruar nga pushteti aktual, i cili s’po merret me shkeljet e të drejtave nga ana e Gjykatës Speciale.

”Fatkeqësia është që Kosova e ndërpreu çfarëdo interesimi për atë që po ndodhë atje se prej Kuvendit tonë që e ka themelu, që ka të drejtë komisionin për çështje ligjore me e thirr me i pyet përse nuk e keni flamurin në gjykatë, ku janë të drejtat e të burgosurve qe tri vjet…”.

“Një sakrificë me kosto shumë të lartë për ta shpëtuar Kosovën po del si sakrificë që s’po vlerësohet shumë as prej nesh, as prej votuesve, as prej ndërkombëtarëve dhe sakrificat që i kanë bërë liderët e Kosovës po zhbëhen për shkak se kemi bë shumë gabime strategjike në këto vitet e fundit dhe temat e reja po i hanë ato të vjetrat dhe në tema të reja ne po dështojmë”, tha Selimi në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *