Blerim Ramadani nuk do të ekstradohet në shtetin e Serbisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një komunikatë për media.
‘’Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani’’, thuhet në njoftim.
Theksojmë se Ramadani më 17 korrik 2024, ishte daluar në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL.
Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut./