Zyrtarët e CIA-s dhe NATO-s në Serbi dërguan mesazhe të fuqishme për Vuçiqin

Në të njëjtën ditë Beogradin e vizituan Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Boris Ruge dhe kreu i Agjencisë amerikane të Inteligjencës CIA-s, William Burns.

Ndërsa vizita e Burnsit kaloi në fshehtësi të plotë, një nga njerëzit kryesorë të Aleancës së NATO-s i përcolli një mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq – Serbia pritet të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësive kryesor për ngjarjet në Kosovë në maj të vitit të kaluar dhe më pas për sulmin e armatosur në Banjskë, i cili ndodhi në shtator të vitit të kaluar, shkruan nova.rs.

Ditë më parë mediat raportuan për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns në këtë pjesë të Ballkanit. Nga Sarajeva, përmes Beogradit, në Prishtinë, drejtori i agjencisë më të fuqishme të inteligjencës në botë u takua edhe me zyrtarë politikë, gjë që, sipas ekspertëve, nuk ishte praktikë deri më tani.

Pas vizitës në Sarajevë, Burns shkoi në Beograd dhe askush nuk e di se me kë u takua dhe për çfarë diskutoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *