Ujkan Metaj, i cili është arratisur para dy javësh nga Burgu i Dubravës, është arrestuar sërish të mërkurën pasdite.
Policia e Kosovës dje ka ripublikuar sërish fotografinë e tij, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar dhe arrestuar të arratisurin.
“Të mërkurën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i arratisur ditë më parë nga Burgu i Dubravës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Metaj është i dënuar pasi kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj ishte vrarë polici, Izet Demaj