Nuk hidhen në votim tri marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca thotë se “s’ka atmosferë” 

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 12 e 26 shtatorit dhe të 10 tetorit.

Të pranishëm në sallë janë 61 deputetë të mazhorancës, duke mundësuar kështu fillimin e punimeve.

Me 61 vota është miratuar emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë.

Po ashtu, është miratuar Projektligji për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca në mungesë të vullnetit të opozitës për të votuar ka thënë se tri marrëveshjet e parapara ndërkombëtare të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.

“Po e shoh që nuk ka atmosferë që të votohen dhe kërkoj nga Sekretaria e Kuvendit që pikën e 6, 7 dhe 8, të tria marrëveshjet ndërkombëtare të barten kurdo që ka mundësi Kuvendi t’i trajtojë në ndonjë seancë të ardhshme”, ka thënë Konjufca./RTK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *