Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit se s’mund të jenë të sigurt se kjo mazhorancë “do ta avancojë planin dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së”, nëse “nuk arrin ta menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët”.
“Pyetja që ne si deputetë duhet ta shtrojmë sot është, si mund të jemi të sigurt nga kjo mazhorancë që do ta avancojë planin dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, nëse nuk arrin ta menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët tanë”, tha Berisha.
Ai tha se sot kërkojnë “një përgjigje të qartë nga Qeveria”, dhe “zgjidhje të qartë dhe emergjente”.
“Këta tenderë… këtu ish fitimi i madh. Nëse tenderi është 10 euro, me 3 euro po u kryjshin obligimet, tjerat shkojnë nëpër xhepa të njerëzve që unë i di”, tha Berisha.
Ai tha se “për krejt këtë neglizhencë”, sot “duhej të zgjidhej problemi dhe të japin dorëheqje, ministri, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm”.