Bursistët që përfituan nga rundi i XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projektit të financuar nga fondet IPA të Bashkimit Europian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria, i ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
“Sot u mbajt ceremonia e dhënies së akt-emërimeve për bursistët e raundit të XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projekt i financuar me fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përzgjedhja e të cilëve është kryer përmes një procesi transparent dhe konkurrent, me synimin e tërheqjes së profesionistëve të rinj në administratën publike. Bursistët u mirëpritën nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e ku prezent ishte dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.