Zjarret nëpër fshatra të Suharekës, zjarrfikësit u paraqiten në terren edhe në orët e vona

Ekipet e zjarrfikësve edhe në orët e vona të natës kanë vazhduar punën për lokalizimin e zjarrit në disa zona fushore në Suharekë.

Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe e Shpëtimit ka njoftuar për zjarrin që ka kapluar zonat fushore të tri fshatrave në komunën e Suharekës.

“Zjarrfikësit vazhdojnë të kenë telashe të mëdha në këto orë të vona me zjarre malore-fushore në tri lokacione:Gjinoc-Reqan-Grejqevc”, ka njoftuar kjo organizatë në Facebook.

Përgjithësisht dita e djeshme ka qenë me ngarkesë për zjarrfikësit, ku përveç Suharekës, është djegur edhe zona malore-fushore në Prevallë. Zjarri ka qenë në përmasa aq të mëdha saqë intervenimi tokësor nuk ka arritur të lokalizojë situatën, ndërkaq sot pritet të vazhdohet me ndërhyrje ajrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *