Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore.
Bislimi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Ai është shprehur se të drejtat e kërkuara nga shqiptarët e Luginës janë plotësisht legjitime.
“Kërkesat e tyre për “respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore” janë plotësisht legjitime dhe të drejta“, ka shkruar Bislimi.