Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dallavere me Patente Shoferë, një e lë në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë të dyshuarit A.Sh., R.S., L.G., M.I dhe D.T (seclit veç e veç).

Bashkëpunëtorja profesionale e kësaj Gjykate, Elzana Kastrati ka konfirmuar për Insajderin të pandehurës T.Sh i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Sipas kërkesës tuaj, ju njoftojë se ndaj të pandehurve A.SH, R.S, L.G, M.I dhe D.T, është caktuar masa e paraburgimit nga data 23 korrik 2024 deri me datë 22 gusht 2024, ndërsa të pandehurës T.SH, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje të njëjtë me të pandehurit tjerë”, thuhet në përgjigjen e Kastratit.

Policia e Kosovës më 23 korrik 2024 ka bërë të ditur se ka zhvilluar një aksion në tetë lokacione në regjionin e Pejës dhe dy në regjionin e Prishtinës, ku janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe janë sekuestruar mbi 7 mijë euro.  Sipas Policisë, aksioni është realizuar nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, “Marrja e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit në sektorin privat” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *