Kryeministri Albin Kurti, tha se është hera e parë që në Kosovës nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi janë hapur 75 mijë vende të reja të punës, raporton Ekonomia Online.
Këto komente, Kurti i ka bërë në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Investitorët siç e dimë kërkojnë konsistencë dhe shërbime me burokraci që të jetë e mundur. Për fat të mirë si elzekutiv jemi Qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insiturcional dhe politil por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona. Një pjesë thelbesore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”.
“Jemi Qeveria e par në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurish, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, tha Kurti.