Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për vjedhje të pyllit, raporton Express.
Policia ka bërë me dije se pas raportimit të këtij rasti ka dalë në vendngjarje ku ka gjetur dy të dyshuarit që që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.
“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje. Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e pyllit”. Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve ne Veri të vendit dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim”, thuhet në raport.