Kurti kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ta ndalë “avazin e bllokimit të reformave pozitive e progresiste”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta ndalë “avazin e bllokimit të reformave pozitive e progresiste”, raporton Ekonomia Online.

Kurti, teksa foli për Fondin Sovran, tha se muajin tjetër bëhet një vit prej kur ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta. Pra, urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, ndër të tjera”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *