Me duar në kokë dhe me lot, momenti kur banorët gjejnë trupin e pajetë të shoferit

Është gjetur trupi i shoferit 22 vjeçar, Fabjol Ibraliu, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç.Top Chanel ka publikuar pamjet e momentit të gjetjes së trupit.I ndjeri, udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga. Fillimisht i riu Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin anës rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.Banorët sot në mëngjes kanë gjetur mes shkurreve dhe barishteve trupin e pajetë të të riut, ku mes lotëve dhe të bërtiturave ata kërkonin ndihmë dhe thërrisnin “bobo e gjetëm”, ndërkohë që vinin duar në kokë.Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Top Channel ka siguruar një video ku shihet nëna e drejtuesit të mjetit, e cila kërkonte të birin dhe pyeste “ku është?”. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thoshte se djali i saj ka vdekur. Një punonjës policie përpiqej ta qetësonte, duke i thënë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *