Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të sillen mes 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.