Arrestohet në Prishtinë Arben Lamçja, i shumëkërkuari për vrasjet me pagesë

Njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës Arben Lamçjën.

Burime kanë thënë se i arrestuari nënshtetas i Shqipërisë është i kërkuar për vrasje me pagesë, Arben Lamçja.

Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër, sipas këtyre burimeve.

Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri. GJKKO me kërkesë të SPAK, falë këtij operacioni, ka lëshuar një urdhërarrest për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *