Komisioni Evropian do ta miratojë së shpeshi paketën vjetore të zgjerimit dhe raportin e progresit për vendet e përfshira në procesin në fjalë.
Njëherësh kjo do të jetë paketa e fundit e miratuar nga përbërja e tashme e Komisionit pasi atyre u përfundon mandati pesëvjeçar.
“Sipas burimeve nga BE-ja, të cilat kanë pasur mundësi t’i shohin raportet e progresit në versionet e tyre të punës, pra si drafte, kësaj radhe pritet që ato të theksojnë një lloj përparimi për të gjitha vendet kandidate dhe për Kosovën si të vetmen ‘kandidate potenciale’”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Shqipëria, vetëm disa ditë para miratimit të Raportit të ri të Progresit për të, e hapi grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE”.
“Të gjitha këto dhe të tjera do të përfshihen si të arritura në raportet e progresit për këto vende dhe në dokumentin për strategjinë e zgjerimit”.
“I vetmi vend për të cilin nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim, është Kosova”.
“Ajo e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 aplikacionin për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë nuk është shqyrtuar ende”.
“Kështu, Kosova mbetet e vetmja nga dhjetë vendet e procesit të zgjerimit, që nuk e ka statusin e vendit kandidat”, vijon artikull i iRadio Evropës së Lirë.
Sidoqoftë, sipas burimeve pritet që edhe raporti për Kosovën të jetë vëllimor dhe t’i analizojë reformat në të gjitha fushat.
Për më tepër, në raport do të ketë edhe kritika për Kosovën dhe Serbinë për mungesë të gatishmërisë për zbatimin e obligimeve të dala nga dialogu për normalizim të marrëdhënieve.