Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.
Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.
Siç merr vesh Sinjali, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit Noizy të jetë i përfshirë me disa persona të tjerë në këtë rrahje.
Sipas burimeve të Sinjalit dy persona janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë, me boks hekuri dhe mjete të tjera të rënda.
Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion zyrtare.