Konfliktet në diskotekat në vend që cilat veprojnë që nga mesnata e deri në mëngjes janë bërë mjaft të shpeshta – sidomos në sezonin e verës. Në këto incidente jo rrallëherë përfshihen edhe punëtorët e sigurimit, të cilët janë të thirrur për të ofruar siguri, por e bëjnë të kundërtën.
Një rast i tillë u raportua të ketë nodhur të martën në mëngjes te ‘Zone Club’, ku një punëtor i sigurimit po dyshohet se e ka rrahur një 27-vjeçar për motive akoma të panjohura.
Sipas Sinjalit i dyshuari për këtë rast është Lulzim Franca, që punon si sigurim në këtë diskotekë.
Ai po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën (emër i njohur për redaksinë), duke i shkaktuar lëndime trupore.
I riu që ishte cak i sulmit ka marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas është denoncuar rasti – që rezultoi edhe meidentifikimin e të dyshuarit.
Të njëjtat burime thonë se i dyshuari Franca intervistuar nga hetuesit policor dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.