Taulant Abazaj vazhdon të nxitë dhunë përmes kanalit të tij në YouTube

Taulant Abazaj, një youtuber i njohur nga Kosoba, ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e prindërve për shkak të promovimit të lojërave të dhunshme në kanalin e tij, shkruan Gazeta Neutral.

Një numër i konsiderueshëm nënash kanë reaguar me shqetësim, duke theksuar se ndikimi i tij mbi fëmijët është i dëmshëm dhe se ata mund të kenë tendenca për të imituar sjelljet e dhunshme që shohin në këto lojëra, largimin nga shkolla, të jetë kundër nënës së tij e gjëra të patolerueshme.

Ndërkaq lidhur me të janë njoftuar edhe institucionet kompetente që të hetojnë rastin dhe të marrin masa lidhur me të.


Ky rast ka hapur një debat të rëndësishëm mbi përgjegjësinë e influencerëve dhe ndikimin e tyre në shoqëri, veçanërisht te fëmijët. Prindërit janë të shqetësuar për pasojat afatgjata që mund të ketë ekspozimi ndaj dhunës në lojëra dhe se si kjo mund të ndikojë në zhvillimin e sjelljeve të fëmijëve.

Kjo situatë tregon nevojën për një diskutim më të gjerë mbi etikën në mediat sociale dhe rolin e influencerëve në formimin e mendimeve dhe sjelljeve të rinisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *