Zëvendësministri i Drejtësisë Vigan Qorolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj shefit të grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahirit
Sipas tij ka ardhur koha për të i treguar gjykatës dhe opinionit publik se si është propozuar për gjyqtar nga benjaminet e tij politik të bashkëqeverisje
“Sot, ne Gjykaten Themelore ne Prishtine, i shoqeruar nga avokati im, Genc N. Kadriu, e kam dorezuar Padine per Shpifje, ndaj abelard tahirit, shefit shpifes te grupit parlamentar te pdk”
“Çapaçuli shpifes do duhet t’i tregoj tashme gjykates dhe permes saj tere opinionit publik — sesi une jam propozuar per gjyqtar nga benjaminet e tij politik te bashkeqeverisjes”
Ai ka ftuar të gjithë mediat të marrin pjesë në seancën gjyqësore
“I ftoj mediat qe ta percjellin diteve ne vijim seancen gjyqesore — me rastin e caktimit te mases se sigurise per ndalimin e shpifjeve kundrejt personit tim nga nje shpifes ordiner si i padituri ne fjale”.