Yllka Kuqi zbulon rrugëtimin e saj muzikor në podcastin “Dheze Mikrofonin”

Në episodin e fundit të podcastit “Dheze Mikrofonin” me Bini Diez, artistja e njohur Yllka Kuqi ka ndarë me audiencën historitë e saj të para në muzikë.
Ajo ka zbuluar se bashkëpunimet e saj të para në zhanrin popullor ishin me babain e saj, i cili gjithashtu ishte nxitësi kryesor për karrierën e saj muzikore, shkruan Neutral Bizz.

Yllka tregoi se babai i saj e inkurajoi të merrte pjesë në dasma si këngëtare, një hap që shënoi fillimin e një rruge të suksesshme në muzikë. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetje dhe ndikimin e tij në jetën e saj artistike, duke theksuar se pasioni për muzikën është trashëguar nga ai.

Ky rrëfim për ndihmën dhe inspirimin e babait theksoi rëndësinë e familjes në formimin e karrierës së saj.

Për më tepër ju ftojë ta ndiqni emisionin e plotë👇

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *