Në Kosovë pritet të mbizotërojë mot tejet i nxehtë, ku temperaturat parashihen të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Kështu ka bërë të ditur Meteo Kosova, përcjell Klankosova.tv.
Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 15-35 km/h.
“Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35°C”, thuhet në njoftimin e MK-së.