Manchester United dhe Liverpool janë takuar në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndrojnë për fazën përgatitore.
Në ndeshjen e zhvilluar para 77 mijë tifozëve në Williams-Brice Stadium, The Reds kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0.
Vetëm pas 10 minutave lojë skuadra e Arne Slot krijoi epërsinë e parë, ku Fabio Carvalho realizoi për 1-0 pas asistimit nga Diogo Jota.
Në minutën e 36-të, Mohamed Salah asistoi bukur te Curtis Jones i cili nga afërsia realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Liverpoolit.
Me rezultatin 2-0 në të mirë të Liverpoolit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Skuadra e Arne Slot vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes mbrojtësi grek Tsimikas në minutën e 61-të.
Kjo ishte fitorja e tretë e The Reds në tre ndeshje miqësore, pasi më parë kanë mposhtur edhe Betisin me rezultat 1-0 dhe Arsenalin 2-1. /Telegrafi/