Cakolli i reagon VV-së për shifrat e papunësisë: Është tregues që qytetarët shihen si një publik injorant

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për papunësinë në Kosovë.

Ai ka thënë se prezantimi i VV-së se papunësia në Kosovë është 4 për qind, është treguese që qytetarët shihen si një publik injorat.

Reagimi i tij:

Me thanë që Kosova e ka nivelin ma të ulët të papunësisë në rajon, veç pse në mesin e 1 mijë të anketuarve për Barometrin Ballkanik (2024), sipas mostrës rastësore – 4 kanë deklaruar se janë të papunë, s’është thjesht manipulim, e aq më pak huqje.

Është tregues që qytetarët shihen si një publik injorant që s’e ka idenë as për çështjet më bazike.

Përndryshe, disa nga gjetjet kryesore ekonomike (të vërtetat) të Barometrit, janë:

– Veç 7% e qytetarëve mendojnë që gjendja ekonomike e Kosovës është e mirë;

– 65% e qytetarëve e shohin rritjen e çmimeve/kostos së jetesës si problemin kryesor ekonomik;

– Shumica e qytetarëve nuk presin që situata e tyre ekonomike të përmirësohet në 12 muajt e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *