Ekskluzive: Pajisjet gjurmuese të shtetit nuk përmbajnë asnjë element verifikues

Në një hulumtim të thelluar nga Gazeta Neutral, mbi pajisjet gjurmuese që përdoren nga shteti, rezulton se shumica e këtyre pajisjeve janë prodhime amerikane.

Ato janë të dizajnuara për t’u përdorur ekskluzivisht nga organet shtetërore dhe nuk janë në dispozicion për persona civilë apo kompani. Kjo ndalon çdo mundësi për blerje nga individë, duke garantuar që këto teknologji mbeten në duar të kontrolluara, shkruan Gazeta Neutral.

Një aspekt tjetër shqetësues është se këto pajisje nuk përmbajnë asnjë element verifikues, siç janë stickerat ose numrat serik.

Kjo e bën të vështirë identifikimin e tyre dhe krijon hapësirë për abuzime të mundshme. Mungesa e transparencës në përdorimin e këtyre teknologjive gjurmuese nënvizon nevojën për një debat më të gjerë publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *