Moti sot me temperatura deri në 15 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas këtij instituti, gjatë ditës së sotme do të do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.  Do të fryjë erë  kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *