Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.
Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi-kryesues, Rrezarta Pllana-anëtare, Sajmie Thaçi-anëtare dhe Lindita Toçi-anëtare.
Nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë, pohoi Kurti.
Theksojmë se mandati i Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje është tre vjeçar.