Para disa dite zjarri është shuar në Prevallë dhe kjo falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.
Mirëpo, situata sërish është përkeqësuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Insajderin se zjarri sërish është aktivizuar.
“Zjarri në Prevallë është aktivizuar prapë, shtabi emergjent i zjarrfikësve dhe policia janë atje”, tha Byqyti.