Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me dy tentim vrasje që kanë ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast janë plagosur dy persona, përcjell Gazeta Express.
Në rrugën “Carraleva”, në Kodrën e Trimave u plagos një person në këmbë nga persona të panjohur. Në vendngjarje u sekuestruan tri gëzhoja të armës së zjarrit.
“Rr. Carraleva, Prishtinë 06.11.2024 – 07:15. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi është qëlluar plagosur në këmbë nga persona të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në fshatin Drenovc poashtu është plagosur një burrë nga një person që tashmë është arrestuar.
“Fsh. Drenovc, Prishtinë 06.11.2024 – 14:53. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar”, thuhet tutje në raport. /Express/