Binjakët e porsalindur u vranë të martën nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës derisa babai i tyre ndodhej në qendrën komunale për t’i regjistruar ata.
Asser, djalë, dhe Ayssel, vajzë, kishin vetëm katër ditë kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan, shkoi për t’i marrë certifikatat e lindjes së tyre.
Derisa ai nuk ndodhej aty, fqinjët i telefonuan për t’i treguar se shtëpia e tij në Deir al Balah ishte bombarduar.
Në sulm u vranë edhe bashkëshortja e tij dhe gjyshja e binjakëve.
“Nuk e di çfarë ndodhi. Më thanë se ishte një predhë që goditi shtëpinë”, tha ai.
“Nuk pata kohë as t’i gëzohem lindjes së tyre”, shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 115 foshnje të porsalindura janë vrarë në këtë vend prej se nisi lufta.