Si çdo vjet edhe këtë vit Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert për qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgatë.
Sipas një njoftimi për media është bërë e ditur se të enjten dhe të premten, Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Mirëpo mikëpritja e mërgimtarëve nuk do të bëhet në sallën plenare për shkak të punimeve.
Bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit, nga ora 8:00 – 16:00.