Pas dorëheqjes së presidentit Joe Biden nga rikandidimi për president, Kamal Harris ka nisur tashmë fuqishëm fushatën e saj për presidente.
Sot, Harris ka publikuar edhe një video ku tregon se ka marrë edhe përkrahjen e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe Michelle Obama.
“Nënkupton shumë për mua që të kem përkrahjen tuaj, Michelle dhe Barack Obama. Le të punojmë”, ka shkruar Harris pasi çifti Obama e kanë telefonuar për t’i dhënë përkrahje.