Sa ishte në opozitë, Xhelal Sveçla akuzonte ish presidentin Hashim Thaçi për vizitat e tij në Ujman. Madje, thoshte se ka bërë marrëveshje me Vuçiqin për ta vizituar Ujmanin, duke i kërkuar leje për “cirk”. Tash, si ministër i Punëve të Brendshme vizitat në këtë anë po i ka të shpeshta, por nuk po tregon se kujt po i merr leje.
Sveçla si ministër nuk po tregon nëse i ka marrë leje Vuçiq për vizitat e tij, por krekoset teksa flet për “shtrirje të sovranitetit”.
Ndërkohë, kur Thaçi vizitonte Ujmanin, Sveçla si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje thoshte “Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovës si dhe policinë e saj”.
Ndërsa në kohën e tij, Policia po punon me orare të zgjatuara, për ta ruajtur nga ura Ujmanin, me urdhër të Sveçlës.
“S’do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën massive të qytetarëve kundër tij. Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenarëve. -të bëjë marrëveshje me Vuciqin duke i marrë leje atij; -të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t’i siguruar vetës këtë cirk”, shkruante ai në vitin 2018.
Ai përmendte edhe rastin e policit Enver Zymberi, duke thënë se Thaçit nuk i bëhej gjë të sakrifikonte të tjerët për interesa të tij.
“Se Hashimi nuk e ka për gjë që të sakrifikojë të tjerët për interesa të tij, e kemi pa edhe me vrajsen e policit Enver ZYmberi. E sa për shëtitjen në të njëjtën kohë me atë të mbajtjes së protestës, kjo batute është hargjuar, e kemi parë edhe me 10 shkurt 2007 kur shëtitej me helikopter Gjarpnit i ka ardhë fundi”, thoshte Sveçla, raporton insajderi.