Gazetari i njohur i RTK-së, Besart Galica, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me situatën politike në raport me Serbinë. Në deklaratën e tij, ai shprehet se “Me Serbinë nuk mund të ketë gjuhë të ledhatueshme, është po e njëjta e viteve ’90-ta, thuajse edhe me të njëjtit njerëz!”
Galica thekson nevojën për një unitet të spektrit politik në Kosovë, duke i bërë thirrje politikanëve të bashkohen për të kundërshtuar çdo tendencë që synon dëmtimin e shqiptarëve. Sipas tij, Serbia është një shtet që “shquhet veç për sundim, dhunë e krim.”
Postimi i tij ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.