Një djalë i moshës nëntëvjeçare dyshohet të jetë zhdukur në Gjakovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e të miturit.
Ajo ka deklaruar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dje, pak pas mesnate, dhe nuk është kthyer më.
Nga policia bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar.