Albin Kurti sot përderisa po vizitonte një shkollë, ia ka huqur keq në zgjidhje ne një ekuacioni të klasës së 7’të, ndërsa nuk e ka lënë pa e komentuar këtë edhe deputetja e LDK’së dhe njohësja e ekonomisë, Hykmete Bajrami.
Ajo tha se “kështu i kanë llogaritur shifrat edhe në ekonomi”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të një shkolle në Komunën e Podujevës, të mërkurën, në tentim për të impresionuar filloristët, i përvjeli mëngët, për të zgjidhur një ekuacion të thjeshtë matematikorë.
Edhe pse i diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë, Kurti ia huq në zgjidhjen e këtij ekuacion, në vend që x të dilte 0, atij i doli rezultatit i barabartë me 5 për shkak të gabimit që bëri në zgjidhjen e ekuacionit./gazetametro.net