Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrave, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Svecla.
Kërkesa e saj është bërë pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
“Dorëheqje dhe vetëm dorëheqje!Dy ministrat, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla duhet sa më shpejt të lëshojnë ministritë dhe t’ia mbathin në shtëpitë e tyre pas rastit të Faton Hajrizit. Nuk e di se çka lypin më shumë në një vend ku “shkëlqejnë” nga dështimi. U mbush kupa me pallavrat e tyre, andaj t’na bëjnë nder e të ecin. Llogaridhënie dhe dorëheqje!”, ka shkruar ajo.