Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Sot në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas dyshimeve të para, grabitësi ka marrë nën kërcënimin e armës një shumë të parave.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave.

Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *