Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet të ketë edhe intervale me diell.
Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të dobët shiu.
Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 14-36 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C